Zyra e Rregullatorit për Energji, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it Britanik, të cilët u njoftuan për së afërmi me gjendjen aktuale të sektorit të energjisë, përcjell InLajmi.
Ndër të tjera, u diskutua rreth situatës së krijuar si pasojë e vendimit të Gjykatës së Apelit, sfidat dhe vështirësitë që i ka shkaktuar ky vendim në implementim, si edhe tema tjera që ndërlidhen me sektorin e energjisë.
ZRRE shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin dhe ndihmën e pareshtur të shtetit britanik dhënë vendit tonë, si dhe bashkërisht u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. /InLajmi/