Reperi Kosovar, Gramos Aliu i njohur si Mozzik ka uruar ditëlindjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, shkruan InLajmi.
Për momentin ish-kryetari i PDK-së, gjendet në Hagë, duke u akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.
“Urime datëlindja Lul” ka shkruar Mozziku në rrjetin social Instagram.
Mozziku dhe vëllai i tij, Getinjo shpeshherë kanë publikuar fotot të ish-krerëve të UÇK-së duke shprehur falënderim ndaj punës dhe kontributit të dhënë në kohën e luftës.
Mozzik së fundmi ka publikuar projektin e ri muzikor qe titullohet “Toto Rina”./InLajmi/