Kryetari i Komunës të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se këtë të martë fëmijët e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” kanë festuar Festën e Abetares, përcjell InLajmi.
Ramosaj tha se fëmijët me hapat e tyre të vegjël në të ardhmen të lënë gjurmë të mëdha në udhëtimin sfidues të dijes që ata sapo kanë filluar.
Postimi i plotë i tij:
Nxënësit e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” me rastin e ditës së fëmijëve, festuan sot me valle e këngë “Festën e Abetares”.
Hapat e tyre të vegjël, uroj të lënë gjurmë të mëdha në udhëtimin sfidues të dijes që ata sapo kanë filluar! /InLajmi/