Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka mbajtur takim me “Organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim -TOKA” bashkë me klubistët e klubeve të debatit të SH.M.P “Tafil Kasumaj” dhe gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, përcjell InLajmi.
Kryetari i Deçanit theksoi se kjo organizatë ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e të rinjëve përmes metodave të edukimit jorformal dhe edukimit të bazuar në përvojë.
Ramosaj theksoi se komuna e Deçanit mirëpret çdoherë aktivitete të tilla nga nxënësit e shkollave, të cilat sipas tij zgjerojnë njohuritë dhe përfshirjen e tyre në fusha të ndryshme.
Postimi i plotë i tij:
Kemi mbajtur takim me OJQ “Organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim -TOKA” bashkë me Klubistët e Klubeve të Debatit të SH.M.P “Tafil Kasumaj” dhe gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Kjo organizatë ka për qëllim promovimin e zhvillimit të të rinjve përmes metodave të edukimit jo-formal dhe edukimit të bazuar në përvojë.
Si rezultat i mbajtjes së takimeve me Klubistët të dy Klubeve të Debatit, ne kemi menduar për mënyrat se si ne vetë mund të bëhemi akterë të ndryshimit në komunitetin tonë.
Komuna e Deçanit mirëpret çdoherë aktivitete të tilla nga nxënësit e shkollave, të cilat ndihmojnë dhe zgjerojnë njohuritë dhe përfshirjen e tyre në fusha të ndryshme. /InLajmi/