Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 30 maj rreth orës 21:35 është arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri, përcjell InLajmi.
“Rr. Hamdi Krasniqi, Vushtrri 30.05.2022 – 21:35.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar duke e plagosur në të 2 këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast. Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrie e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë nga ku është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” ka shkruar Policia e Kosovës.
Sipas policisë i dyshuari e ka plagosur viktimën në të 2-ja këmbët.
Gjithashtu policia ka njoftuar se një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit./InLajmi/