Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në përmbylljen e Festivalit të Tenisit për vitin 2022, përcjell InLajmi.
Në këtë aktivitet si tifoz ka qenë prezent edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, i cili i lavdëroi aftësitë e Kurtit duke e brohoritur “kryeministri qenka fantastik”.
E në lidhje me këtë ka reaguar analisti Parim Olluri, i cili tha se LDK-ja e Avdixhikut e adhuron Kurtin, por nuk guxojnë ta shfaqin.
Ai me sarkazëm e thotë se “pjesëtarëve të LDK-së iu duket fantastik Kurti edhe nëse e shohin duke mbathur vetë çorapet”.
Postimi i plotë i tij:
“Kryeministri qenka fantastikkk”, brohoriti me emocione nenkryetari i Prishtines vec pse Kurti arriti dicka bazike- dergimin e topit te tenisit ne anen tjeter te rrjetes.
Kaq per LDK-ne e Abdixhikut. Keta e adhurojne Kurtin. Por, nuk guxojne ta shfaqin.
Iu doket fantastik edhe nese e shohin duke i mbathe vete çorapat.
“Khaaa qysh mujti, a nuk ia mbathe Luan Dalipi a”. /InLajmi/