Banorët vendas në qytetin e vijës së parë të Severodonetsk, në Luhansk, janë paralajmëruar të mos largohen nga strehimoret e bombave dhe u është kërkuar të përgatisin maska për t’u mbrojtur nga tymrat toksikë, transmeton InLajmi.
Një rezervuar i acidit nitrik është goditur nga një sulm ajror rus, tha guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai.
Në foto të postuara në rrjete sociale vërehet një re e madhe rozë mbi ndërtesa banimi në qytet, shkruan BBC.
Qyteti kyç lindor i Severodonetsk ka parë luftime intensive ditët e fundit ndërsa forcat ruse përpiqen të pushtojnë qytetin. /InLajmi/