Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po heton më shumë raste të lisë së majmunëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara si pjesë e një shpërthimi global, transmeton InLajmi.
Rastet janë identifikuar në Massachusetts, Florida, Utah, Washington, California, Virginia dhe New York.
CDC ka identifikuar 9 raste të lisë së majmunëve në 7 shtete që nga e mërkura, tha të enjten drejtoresha Dr. Rochelle Walensky.
Walensky bëri thirrje për një qasje të udhëhequr nga shkenca, jo nga stigma.
“Nuk duhet të habitemi kur shohim më shumë raste” tha ajo.
CDC po punon për të mësuar më shumë rreth shpërthimit: Mostrat nga 9 rastet e identifikuara iu dërguan agjencisë për testime konfirmuese shtesë dhe hetim gjenomik, vuri në dukje Walensky, dhe ka përpjekje për të mësuar se si çdo person kontraktoi virusin.
Disa nga 9rastet kanë një histori të fundit të udhëtimeve ndërkombëtare në zona me shpërthime aktive të lisë së majmunëve, tha ajo, por të tjerët jo, shkruan CNN.
Zyrtarët presin që më shumë raste të diagnostikohen pasi CDC u ka kërkuar mjekëve dhe amerikanëve që të jenë në vëzhgim për simptomat./InLajmi/