Gati 7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tregojnë shifrat e fundit, transmeton InLjami.
Më shumë se gjysma e tyre, 3.6 milionë kanë ikur në Poloninë fqinje.
Ndërsa gati një milion janë zhvendosur në Rumani dhe Rusi respektivisht.
Disa nga ata që ikën, janë kthyer në shtëpi ose në pjesë të ndryshme të vendit të tyre, shkruan BBC.
Rusia ende po vazhdon ofensivën e saj në pjesën lindore të Ukrainës./InLajmi/