• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Blinken: Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Nishani

J G nga J G
31 May 2022
në Rajon
0 0
0
Blinken: Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Nishani
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Blinken vlerëson kontributin e Nishanit në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm, lënë pas një trashëgimi jetëgjatë”, shkruan sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Nishani u shua në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore. Më herët ai u shtrua në Sanatorium, por gjendja e rëndë e mushkërive i detyroi familjarët për ta nxjerrë jashtë vendit.

Bujar Nishani ishte Presidenti i 6-të i Shqipërisë pas pluralizmit. Ai u zgjodh në drejtimin e shtetit në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë detyrë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017. Zoti Nishani ishte anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ka shërbyer si deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005 deri në vitin 2009.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm dhe atë të ministrit të Drejtësisë. Pas lajmit të hidhur, të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga kolegët demokratë, Kryeministri Edi Rama, kreu shtetit Ilir Meta dhe përfaqësues të lartë të politikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim më 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

Studimet e larta, Bujar Nishani i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 merr titullin “Master”, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës.

Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n dhe në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997, ai kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

Karriera politike e zotit Bujar Nishani ka kaluar nëpër këto etapa: Në vitin 1991, anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

Në korrik të vitit 2005, Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga marsi 2007 – shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit.

Më 11 qershor 2012, Kuvendi e zgjodhi President të Republikës së Shqipërisë në raundin e 4-ërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Më 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.

Gjatë mandatit të tij, Nishani ishte përqendruar në procesin e integrimit evropian të vendit dhe sfidat globale që prekin Shqipërinë, siç është kriza e imigrantëve ose luftimi i ekstremizmit islamik dhe radikalizmit. Ai u zgjodh në vitin 2012, i cili përkujtoi 100-vjetorin e krijimit të Shqipërisë së pavarur dhe ishte një festë njëvjeçare, shkruan A2CNN.

Gjatë shumicës së vizitave shtetërore jashtë vendit, Nishani ishte orientuar maksimalisht në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke përmendur mbështetjen e saj për pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha aktivitetet multilaterale rajonale dhe ndërkombëtare.

Tags: Antony BlinkenSHBAShqipëria
Postimi i mëparshëm

Arrestohet vajza që theri me thikë një të mitur në Obiliq

Postimi tjetër

Romelu Lukaku është i vendosur për të mos qëndruar më në Chelsea

Të ngjajshme Postime

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë
Shqipëri

FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë

24 September 2025
Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj
Shqipëri

Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj

23 September 2025
Vuçiq në një takim me Sorensenin: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni
Rajon

Vuçiq në një takim me Sorensenin: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni

26 August 2025
Kryetari i Kuvendit të RMV uron Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie
Maqedonia e Veriut

Kryetari i Kuvendit të RMV uron Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie

26 August 2025
Postimi tjetër
Romelu Lukaku është i vendosur për të mos qëndruar më në Chelsea

Romelu Lukaku është i vendosur për të mos qëndruar më në Chelsea

Lajmet e fundit

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

25 September 2025
Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

25 September 2025
Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

25 September 2025
Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës

Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës

25 September 2025
Erdogani thotë se është gati të diskutojë për avionët luftarakë të prodhuar në Amerikë

Erdogani thotë se është gati të diskutojë për avionët luftarakë të prodhuar në Amerikë

25 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu