Besnik Tahiri nga AAK-ja ka bërë me dije se në kudër të Projektligjit për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, do të ketë ndryshime pozitive.
“Deklarimi i pasurisë do të bëhet në formë elektronike, nuk do të ketë nevojë për fizikisht, asamblistët nuk do të kenë më nevojë, do të ketë kontroll të plotë periodikisht, nuk do të ketë më short, është larguar nga deklarimi, por të rregullt, nga presidenti e deri tek zyrtari i fundit., Do të rritet transparenca”, tha Tahiri.
Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar propozimet që janë ardhur së fundit në ndryshimet për ligjet. Sipas tij nuk është serioze në këtë formë të vijën amendamente.
Edhe deputeti Hajdar Beqa, tha se i përkrahin amendamentet, shkruan RTK.
Kurse Doarsa Kica, kërkoi sqarime rreth të dhënave që publikohen në AKK.




















