‘Los Blancos’ janë të vendosur të përforcojnë mesfushën me një emër të ri dhe i preferuari është lojtari i Monaco, Tchouameni.
‘Marca’ bën të ditur se Real Madrid janë gati t’i ofrojnë lojtarit një kontratë 5 vjeçare, sapo marrëveshja me Monaco të mbyllet.
‘Mbretërit’ po shpresojnë që të zbresin çmimin e kërkuar nga Monaco (80 milionë). Negociatat janë opsioni i vetëm, përcjell lajmi.net.
22 vjeçari thuhet se tashmë ka vendosur të kalojë në ‘Bernabeu’ dhe krejt çka mbetet për marrëveshjen është dakordimi mes Real dhe Monaco për shumën e kartonit të lojtarit.