Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një vajzë pasi ka sulmuar fizikisht me thikë të miturin, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, nën dyshimet se ka therë me thikë një 15-vjeçar dje në sheshin e Obiliqit.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se Viktima është në tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Obiliq 30.05.2022 – 11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas ka sulmuar fizikisht me thikë të miturin, viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë. /InLajmi/