Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në të cilin ka takuar presidentin Donald Tusk, përcjell InLajmi.
Abdixhiku ka thënë se Presidentin Tusk, është një përkrahës i vazhdueshëm i aspiratave shtetërore të Kosovës.
Gjithashtu kryetari i LDK-së ka falënderuar për kontributin e Donald Tusk të deritanishëm për Kosovën
Tutje Abixhiku ka kërkuar nga Partia Popullore Evropiane të mbështesë pa rezervë dhe ndihmojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Postimi i plotë, i tij:
Vizitën në Kongresin e EPP-së (Partive Popullore Evropiane) që mbahet sot dhe nesër në Roterdam, e nisa me pritjen e Presidentit Donald Tusk.
Me Presidentin Tusk, një përkrahës i vazhdueshëm i aspiratave shtetërore të Kosovës, biseduam për zhvillimet politike në vend, proceset e LDK-së, si dhe domosdoshmërinë e ecjes së Kosovës drejt familjes euro-atlantike. Presidentin Tusk e falënderova për kontributin e tij të deritanishëm; dhe njëkohësisht i kërkova vëmendjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe zhvillimeve në rajon.
Në mënyrë të veçantë kërkova që, Partia Popullore Evropiane, grupacioni më i madh politik në BE, të mbështesë pa rezervë dhe ndihmojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./InLajmi/