Robert Lewandowski do t’i shfrytëzojë të gjitha alternativat për t’u larguar nga Bayern Munich.
Ylli polak tash e sa kohë po bën të ditur edhe publikisht se është i pakënaqur te bavarezët.
Nëse një transferim te Barcelona apo skuadër tjetër i bllokohet nga Bayerni, polaku do të aktivizojë artikullin 17 të FIFA.
Rregulli thotë pak a shumë se secili lojtar që njofton klubin 15 ditë para fundit të sezonit se dëshiron të largohet, ai lojtar mund të largohet.
FIFA do të vendoste çmimin e tij bazuar në moshën, pagën etj.
Lewa megjithatë nuk preferon t’i shkojë kësaj rruge për shkak të respektit që ka për Bayernin. Ai shpreson që klubi të respektojë zgjedhjen e tij. Gjithçka do të qartësohet brenda 2-3 jave , përcjell lajmi.net
Lajmin për këtë opsion e ka njoftuar një gazetar i ‘SER’, bazuar në komentet e një avokati të sportit. Deri më tani, ky artikull i FIFA nuk është funksionalizuar kurrë.