31 maji shënon Ditën Botërore pa duhan, ditë kjo që i kushtohet luftës kundër duhanit, shkruan InLajmi.
Dita Botërore pa Duhan është një ditë që i kushtohet luftes kunder duhanit. Mbahet qe prej 1987 çdo 31 maj. Çdo herë ka një temë të vecantë, për shembull në 2007 iu kushtua mjedisëve të brendeshëm pa duhan.
Fakte rreth duhanit!
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.Përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymittë tij kontribuojnë në rreth 12% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjete zemrës. Përdorimi i duhanit është shkaku i 2-të kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, pas presionit të lartë të gjakut.
Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilat rreth 900 000 janë joduhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit.Përafërsisht 80% ose më shumë se 1 miliardë duhanpirës në mbarë botën jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Masat e OBSH-së janë në përputhje me Konventën Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC) dhe mund të përdoren nga qeveritë për të zvogëluar përdorimin e duhanit dhe për të mbrojtur njerëzit. /InLajmi/

















