Evakuimi i civilëve në rajonin Luhansk të Ukrainës është pezulluar, transmeton InLajmi.
Ky pezullim ka ndodhur pasi një gazetar francez u vra, sipas guvernatorit rajonal.
Serhiy Haidai shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se gazetari u vra.
Haidai tregoi se kur një automjet i blinduar evakuimi u godit nga një predhë ruse, gazetari u vra, shkruan BBC.
Sipas guvernatorit rajonal makina ishte nisur për të marrë 10 civilë./InLajmi/