Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur rreth Ligjit për Trustin dhe problemeve me energjinë elektrike, raporton InLajmi.
“ Kërkesën e qytetarëve për Trustin e kemi artikuluar dhe e kemi adresuar ne si PDK, si grup parlamentar i Partisë Demokratik, që të u jepet e drejta për qasje në këtë mjete financiare në mënyrë që të kalojë këtë krizë sepse kemi pësuar rritje të çmimeve pothuajse në të gjithë sektoret” tha ai.
“Zyrtarët e FMN-së përveç Ligji për Trustin e kanë cilësuar edhe rritjet e pagave nda Qeveria Thaçi 1 dhe 2 si të gabuara edhe nisjen e 2 autostradave, ne e kuptojmë që për fondin ndërkombëtar ndërkombëtar është I rëndësishëm stabiliteti financiar dhe nuk iu intereson mirëqenia e qytetarëve, nuk jam që të rebelohemi ndaj fondit monetar ndërkombëtar, por duhet ta kemi parasysh gjendjen e rëndë të qytetarëve” shtoi ai.
“Nuk e di a janë dukë i pa shifrat e qytetarëve që dojnë ta lëshojnë vendin si rezultat i vështirësive”.
“Deri tani e kemi pa një arrogancë nga zoti Kurti jo vetëm ndaj opozitës por edhe qytetarëve të Kosovës”
Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë disa gabime trashanike në raport me SHBA./InLajmi/