Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se BE-ja “nuk është ende atje” në lidhje me një marrëveshje për një paketë të 6-të sanksionesh, duke përfshirë një ndalim të mundshëm të importeve të naftës ruse, transmeton InLajmi.
“Nuk ka qenë kurrë e lehtë. Është e njëjta gjë tani me paketën e 6-të,” u tha ajo gazetarëve ndërsa mbërriti përpara një samiti të 27 liderëve të BE.
“Pritjet e mia janë të ulëta që do të zgjidhet në 48 orët e ardhshme. Por kam besim se më pas do të ketë një mundësi,” tha ajo.
BE kërkon miratimin e të gjitha vendeve anëtare për të vendosur sanksionet, pavarësisht se i shpalli ato gati një muaj më parë, shkruan BBC.
Siç kemi raportuar, Hungaria, e cila mbështetet shumë në naftën ruse, është kundërshtari kryesor i ndalimit të importeve./InLajmi/