Që nga fillimi i luftës në Ukrainë shumë gazetarë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, mirëpo shumë shtete kanë shprehur gatishmëri për strehimin e tyre, ndër to edhe Kosova, përcjell InLajmi.
Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.
Në Kosovë tashmë ka mbërritur gazetarja e 3-të ukrainase, Daria Meshcheriakova.
Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit, dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.
Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari.
Postimi i plotë i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës:
Mbërrin në Kosovë gazetarja ukrainase Daria Meshcheriakova
Të hënën pasdite ka mbërritur në Kosovë gazetarja, Daria Meshcheriakova, e katërta gazetare që sistemohet në kuadër të projektit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.
Zonja Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit, dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.
Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.
Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, organizata këto implementuese të projektit. /InLajmi/