Kreu i Melitopolit i emëruar nga Rusia thotë se ka pasur një shpërthim të fuqishëm në qytetin juglindor të hënën në mëngjes.Tymi i zi shihet në qendër të qytetit, tha Vladimir Rogov në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton BBC.
Ai shtoi se shpërthimi tronditi muret dhe dritaret e ndërtesave në disa rrugë.Sipas disa raporteve, shpërthimi ndodhi në zonën ku ndodhet “kreu i rajonit të Zaporizhzhia” i emëruar nga Rusia, Yevgeny Balitsky, përcjell Gazeta Blic.
Forcat ruse morën qytetin në fillim të luftës, në shkurt. Por që atëherë ka pasur rezistencë të ashpër nga banorët.