Janë gjetur mbetjet e avionit që doli nga radari një ditë më parë në Kroaci, transmeton InLajmi.
Autoritetet kroate kanë bërë të ditur se 4 anëtarë të bordit kanë humbur jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit të avionit.
Kreu i ekipit të mbrojtjes civile, Damir Trut, tha se “Menjëherë sapo u vërejt avioni nga lart (me dron), ekipet e kërkimit shkuan në vendngjarje.
Fatkeqësisht, është konfirmuar se të gjithë pasagjerët kanë vdekur.
Trut nuk bëri të ditur kombësinë e viktimave të aksidentit. Televizioni shtetëror HRT tha se ata përfshinin një shtetas zviceran, 2 gjermanë dhe një shtetas kroat, shkruan Politko.al.
Avioni u zhduk të dielën pasi u largua nga porti i Splitit në Detin Adriatik për në Gjermani. Mediat lokale raportuan se moti në zonë ishte i keq dhe se piloti dërgoi një apel për ndihmë përpara se të rrëzohej. /InLajmi/