Isco nuk do të jetë lojtar i Real Madridit, pasi i përfundon kontrata në qershor të këtij viti.
Të 2 palët janë akorduar që lojtari të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.
Kjo ka bërë që disa ekipe të shfaqin interesim për mesfushorin.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Roma synon transferimin e Iscos për sezonin e ardhshëm.
Roma do duhet të bind lojtarin, pasi ai ka oferta edhe nga Real Betis dhe Sevilla, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e magjikut spanjoll.