Policia e Kosovës ka njoftuar se 4-tër vajza kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë, në raportin 24-orësh të policisë dyshohet se aksidenti ka ardhur përshkak të mos mbajtjes në distancë nga 2 veturat.
Sipas policisë viktimat janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku midis 2 veturave civile me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe viktimën femër kosovare. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos mbajtjes së distancës me ç ‘rast përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar 4-tër viktima femra kosovare. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/