Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ditë më parë ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Schneeberger duke kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës ka thënë se ka ardhur koha që liberalizimi të ndodhë dhe kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.
“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Së fundmi ajo ka njoftuar se janë bërë 5000 nënshkrime në këtë peticion, duke bërë thirrje që të arrihet numri prej 7.500 nënshkrimeve.
“Faleminderit për 5.000 nënshkrime. Le të arrijmë 7.500”, ka shkruar Schneeberger.
Thank for 5000 signatures. Letvs reach 7500.https://t.co/vMpwTYAUJl
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1)May 29, 2022
Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Lunaçek, e ka quajtur iniciativë të rëndësishme nismën e Schneerberger. Ndryshe, Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi.
Në rastin e Kosovës, Parlamenti ka dhënë edhe pëlqimin e nevojshëm pas rekomandimit të Komisionit Evropian. Por, qëndrimet e Parlamentit Evropian nuk janë ligjërisht obliguese për vendet anëtare të BE-së, vendimet përfundimtare miratohen në Këshill pikërisht nga shtetet anëtare.