Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se ka shkatërruar një arsenal të madh të armëve të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih, qytetin e origjinës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt, transmeton InLajmi.
Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov pretendon se në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 300 ushtarë ukrainas.
Ai gjithashtu pretendon se një numër objektivash të tjera ushtarake ukrainase u goditën në ofensivë, duke përfshirë një sistem mbrojtës rus që rrëzoi një avion luftarak ukrainas SU-25 në Dnipro, shkruan BBC.
“Në total, si rezultat i sulmeve ajrore ruse, u vranë më shumë se 300 nacionalistë dhe u shkatërruan deri në 50 njësi të pajisjeve ushtarake”. /InLajmi/