Një person u vra dhe 7 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri gjatë një festivali të “Ditës së Përkujtimit” në Oklahoma, transmeton InLajmi.
Rreth 1.500 njerëz ishin të pranishëm në festival, që u mbajt në Sheshin e Qytetit të Vjetër në Taft të Oklahomas, kur të shtënat ndodhën herët të dielën, sipas një deklarate nga Byroja Shtetërore e Hetimit në Oklahoma.
Dëshmitarët u thanë hetuesve se të shtënat shpërthyen pas një debati, që ndodhi pak pas mesnate, thanë autoritetet. Mes të plagosurve ishin edhe 2 të mitur, shkruan Abc.News.
Asnjë i dyshuar nuk është marrë në paraburgim, thanë autoritetet. Zyrtarët po i kërkojnë kujtdo që mund të ketë një informacion të kontaktojë Byronë Shtetërore të Hetimit të Oklahomas. /InLajmi/