Gjatë vitit 1998 e 1999, thesari kryesor arkeologjik dhe etnologjik i Muzeut Kombëtar të Kosovës u dërgua në Serbi me qëllim që të ekspozohet nga ish-drejtori e atëhershme e dhunshme e Muzeut të Kosovës.
Janë gjithsej 1.247 eksponate, prej tyre 571 artefakte etnologjike dhe 676 arkeologjike mbahen në muzet e Serbisë.
“Hyjnesha në fron”, është i vetmi artefakt i kthyer në vitin 2002, nga ky koleksion, me interesimin e ish-kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës, Michael Steiner, shkruan Klan Kosova.
Institucionet kosovare për vite me radhë, përmes aktiviteteve të ndryshme kërkojnë kthimin e artefakteve nga Serbia.