Përveç Francës, skena të tmerrshme janë parë edhe në Holandë.
Tifozët e Den Hag nuk e kanë pritur mirë humbjen në barazh përballë skuadrës së Excelsior.
Mundësia e shpërdoruar që të kthehen në Eredevisie ka bërë që tifozët të pushtojnë fushën dhe të shfaqin dhunë.
Ata hodhën mjete piroteknike drejt tifozërisë mysafire, duke detyruar policinë për intervenim, transmeton Lajmi.net.
Ngjarje të ngjashme ndodhën edhe në Francë, ku skuadra e St.Etienne ra nga liga.