190 kërkesa janë adresuar në zyrën e presidentes për falje presidenciale. Komisioni i krijuar me vendim të Osmanit nuk rekomandon faljen e asnjë të burgosurit.
190 të burgosur nga burgjet në Kosovë i janë drejtuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për falje.
Nga ky institucion thonë se i kanë kryer detyrimet e tyre që u takojnë.
Për t’i trajtuar këto kërkesa, me vendim të presidentes Osmani është themeluar një Komision për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje.
Ky komision në këtë vit është mbledhur 9 here.
Vetëm në muajin shkurt, ka shqytuar 71 kërkesa, ndërsa në muajin mars 109 sosh.
“Rrjedhimisht, deri tashti janë shqyrtuar 180 kërkesa për faljen e të dënuarve. 8 kërkesa për faljen e të dënuarve, pritet të shqyrtohen në takimin e radhës, pasi që Komisioni ka pranuar informatat plotësuese nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht Shërbimi Korrektues i Kosovës. Ndërkaq 2 kërkesa për faljen e të dënuarve, janë në proces të shqyrtimit dhe mbledhjes së informatave.”, thonë nga Zyra e Presidentes.
Të burgosurve do t’iu duhet të presin akoma më shumë për një falje, pasi nga ky komision deri më tani nuk janë bindur që të falin asnjë të burgosur, shkruan Gazeta Express.
Por kush nga të burgosurit ka të drejtë që të kërkojë falje presidenciale?
Për dallim nga Osmani, ish-presidenti Thaçi kishte marr vendim për disa falje presidenciale, ndërsa periudha me më së shumti falje presidenciale është në kohën e ushtruesit të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi.