Pasi Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit është vrarë një person i moshës 30 vjeçare, në Ferizaj, ka reaguar shoku i fëmijërisë së viktimës, përcjell InLajmi.
“Pusho i qetë, shoku jem i fëmijërisë, ke qenë shok, besnik, trim dhe i dashur për krejt, e pabesueshme që nuk je në mesin tonë, shihemi në botën tjetër mashkull” shkroi ai në rrjetin social Instagram.
Bini Diez ka thënë se i vrari ishte shok i fëmijërisë, i cili ishte i dashur për të gjithë shoqërinë.
Shoku i të vrarit tha se nuk po e beson dot që shoku i tij nuk është më në këtë botë.
Prokuroria Themelore e Ferizajit ka thënë se motivet për këtë vrasje nuk dihen./InLajmi/