Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë.
Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22,
Ndeshja nisi me 36 minuta vonesë, për shkak që ende nuk ishin vendosur në stadium shumica nga tifozët e Liverpoolit.
Pas fillimit, të 2 ekipet luajtën me intensitet më të lartë, kurse Liverpooli mbante posedimin.
Në fund të pjesës së parë, Benzema shënoi gol, por që pas disa minutave konsultimi të VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 59-të, një pasim i bukur i Valverdes e gjeti të lirë krejtësisht Vinicius Juniorin, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.
Dhe, më pas Real Madridi dhe tifozët e tyre “shpërthyen” në festë, teksa e shihnin trofeun e 14-të të Champions League para syve.
Që nga minuta e 60-të, Liverpooli e mori administrimin e ndeshjes dhe pati shumë raste, por Thibaut Courtois pati ndeshjen e jetës, duke mos lënë topin të kalonte pas tij, shkruan Gazeta Express.
Në fund, Real Madrid i gëzohet trofeut të 14-të të Ligës së Kampionëve.