Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, vazhdon me pritjet e ngrohta në ambiemntet e kësaj komune shumë qytetarëve, përcjell InLajmi.
Ramosaj sot ka pritur bashkëluftëtaren dhe bashkëqytetaren Ajshe Mulaj.
Ai tha se veprimtarët besnik e të zellshëm kështu si Ajshja, na bëjnë të krenohemi gjithmonë
Pstimi i plotë i tij:
Kisha kënaqësinë sot ta pres në zyrë bashkëluftëtaren dhe bashkëqytetaren tonë, znj. Ajshe Mulaj që t’ia përcjellë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” nga ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Veprimtarët besnik e të zellshëm kështu si Ajshja, na bëjnë të krenohemi gjithmonë! /InLajmi/