Pasi Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot është vrarë një person i moshës 30 vjeçare, në Ferizaj, për këtë ngjarje ka reaguar reperi Fuego, përcjellInLajmi.
“Vlla spo muj me besu, InshAllah në xhenet bro ma ke kall zemrën, ki me na mungu gjith Strella jonë, edhe ty si shumë shok që sju kom mo, po iu lo afër Zotit se aj kujdeset për juve ma mir se na” ka shkruar reperi në rrjetin social Instagram.
Reperi Fuego ka thënë se nuk po mundet të besoj që I vrari nuk është më në këtë botë.
Gjithashtu Fuego ka thënë se po ia len shokun e tij në mbikëqyrjen e Zotit sepse sipas tij ai kujdeset më mirë për te.
Prokuroria Themelore e Ferizajit ka thënë se motivet për këtë vrasje nuk dihen./InLajmi/