Zyrtar ukrainas, Roman Vlasenko ka dhënë më shumë detaje rreth luftimeve në qytetin Severodonetsk, transmeton InLajmi.
Kreu i administratës së qarkut Severodonetsk, tha për programin World At One se forcat ukrainase kishin nevojë për më shumë armatime të rënda për të dëbuar rusët nga qyteti.
Ai tha se forcat ruse nuk kishin një avantazh numerik, por kishin më shumë armë të rënda.
“Armët po arrijnë frontin në shumë zona të rajoneve të Luhanskut dhe Donetsk,” tha Vlasenko.
“Por, që kundërsulmi të jetë e shpejtë dhe efektive, ne kemi nevojë për më shumë prej tyre” shtoi ai, shkruan BBC.
Vlasenko tha se forcat ruse ishin në periferi dhe po përpiqeshin të merrnin qytetin nga tre anët, por ishin zmbrapsur nga zonat qendrore dy herë në tre ditët e fundit./InLajmi/