Vetëm 200 votues janë regjistruar deri në orën 13:00 në qendrën e votimit numër 6 në fshatin Tërnoc të Madh të Bujanocit, nga i cili vendvotim varet nëse politikani Shaip Kamberi do të zgjidhet edhe një mandat deputet i Parlamentit të Serbisë.
Mediet lokale raportojnë se dalja në votime në këtë qendër është më e ulët se e 28 prillit 2022, të cilat vota u anuluan pas ankesës së partisë së kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq, shkruan Front Online
Komisionerët lokal thonë se deri më tani procesi zgjedhor ka qenë i rregullt, përderisa vendvotimi do të jetë i hapur sot deri në orën 20:00.