Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përfolur mjaft shumë kohëve të fundit për vizitën e tij në SHBA, pasi thuhej se nuk arriti të realizojë as edhe një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, raporton InLajmi.
Mirëpo Kurti pas kthimit nga SHBA-ja ka folur për vizitat atje. Ai pohoi të kundërten e asaj, që është thënë qe sa javë.
Kurti tha se e ka realizuar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, madje ai njoftoi se atje është takuar me këshilltarin për Siguri Kombëtare Jake Sulliven.
Tutje kryeministri tha se ky takim ka qenë në funksion të sigurisë për Kosovën.
“Kam qenë në Shtëpinë e Bardhë dhe aty jam takuar me këshilltarin për Siguri Kombëtare Jake Sulliven, që është takim në funksion të sigurisë për Kosovën”, ka thënë Kurti. /InLajmi/