Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me drejtorin e shkollës SH.M.P “Tafil Kasumaj”, Lan Stojkaj, kanë vendosur gurëthemelin për dertimin e një palestre, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë se ka qenë e nevojshme një palestër në këtë shkollë në mënyrë që nxënësit e kësaj shkolle të kenë kushte sa më të përshtatshme për aktivitete të ndryshme.
Postimi i plotë i tij:
Sot, së bashku me Ministren e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna, drejtorin e shkollës Lan Stojkaj, drejtorin e DKA-së, Bekim Vishaj, kemi vendosur gurthemelin për ndërtimin e palestrës në SH.M.P “Tafil Kasumaj”.
Kjo palestër ka qenë e nevojshme në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle të kenë ambient dhe kushte sa më të pështatshme të zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive.
Falënderues ndaj Ministrisë së Arsimit për mbështetjen e dhënë! /InLajmi/