Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vizita në SHBa nuk ka qenë e shkurtër, duke treguar për arritjet e tij atje, raportonInLajmi.
Ai theksoi se gjatë vizitës në SHBA ka pasur 2 qëllime kryesore.
Kurti tha se vizita e parë ka qenë për investimet dhe sigurin e kosovës dhe takimet tjera kanë qenë takime me kompani të ndryshme që i ka njoftuar për progresin e kosovës.
“Vizita nuk ka qenë e shkurt. 2 kanë qenë qëllimet kryesore të kësaj vizite në SHBA. E para është investimet në Kosovë dhe siguria për Kosovën. Shumicën e takimeve i kam pasur me kompani të ndryshme që i kam njoftuar për progresin në Kosovë dhe kam kërkuar kontributin e tyre. Dhe siguria për Kosovën në me problemet që i kemi në Ballkan, pasi Beogradi zyrtar ka lidhja të ngushtë me një shtet që ndodhet në luftë në Ukrainë”, tha Kurti. /InLajmi/