Ka ndërruar jetë babai i ish-kreut të OVL të UÇK-së Hysni Gucati, i cili është dënuar me 4 vite e gjysmë heqje lirie nga Gjykata Speciale e Hagës, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur nipi i Avdullah Hasan Gucatit.
I ndjeri, ishte nën përkujdes shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës.
Njoftimi i plotë nga Musli Gucati:
Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. /InLajmi/