Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri italian Mario Draghi zhvilluan një bisedë telefonike të enjten dhe diskutuan për situatën në Ukrainë dhe çështjen e sigurisë globale të ushqimit, transmeton InLajmi.
Kremlini tha se Putin theksoi se Moska është e gatshme të japë një kontribut të rëndësishëm, për të shmangur krizën ushqimore përmes eksportit të grurit dhe plehrave, nëse Perëndimi heq “kufizimet e motivuara politikisht” ndaj Rusisë.
Putin gjithashtu e informoi Draghin për punën e vazhdueshme për të krijuar një jetë paqësore në qytetet e çliruara të Donbasit, tha Kremlini, shkruan CNN.
“Kur u diskutua për çështjet e sigurisë energjetike, u konfirmua synimi i palës ruse për të vazhduar të sigurojë furnizime të pandërprera të gazit natyror në Itali me çmime të përcaktuara në kontrata”, thuhet në deklaratë. /InLajmi/