Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së, përcjell InLajmi.
Gashi ka thënë se vendimet që po i merr ZRRE-ja janë jo transparente dhe janë kundër intersit publik.
Gjithashtu, ai tha se nga paaftësia për menagjimin e bordit të ZRRE-së e ka dëmtuar rëndë mirëqenien e qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot, në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht dorëzuam nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.
Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik.
Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta. /InLajmi/