Zlatan Ibrahimoviç ka lavdëruar bashkë lojtarin e tij Rafael Leão dhe ka konsideruar se portugezi është e ardhmja e Milanit.
Leao po kalon në një sezon fenomenal me Milanin, duke e ndihmuar kështu ekipin e tij të shpallet kampion i këtij stinori në Seria A
Ishte Ibrahimovic që së fundmi ka lavdëruar bashkë lojtarin e tij, duke e cilësuar atë si e ardhmja e ekipit ‘Rossoner’.
“Leao njeriu ynë, fenomeni ynë dhe e ardhmja jonë. Nuk duhen më fjalë. miku im. Ai pati një sezon të shkëlqyer. Tani duhet të mbash këmbët në tokë dhe të vazhdosh të punosh fort, sepse miku im sapo ke nisur”, tha sulmuesi suedez.
Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar 11 gola dhe 10 asistime këtë sezon, përcjell lajmi.net.
Ai gjithashtu u shpall lojtari më i mirë në Serie A.