Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se me datë 29 maj do të mban takimin e 2-të bashkëbisedues me bashkatdhetarët në Belgjikë, Holandë dhe Luxemburg, përcjell InLajmi.
Abdixhiku këtë vizitë me anëtarët e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do e bëjë në kuadër të platformës politike të LDK-së, “Lidhaj për të ardhmen”.
Tutje kryetari i LDK-së i ka bërë thirrje mërgatës të bashkohen projektit të ri të subjektit politik të cilin ai e drejton.
Postimi i plotë, i tij:
Të dashur bashkëatdhetarë tanë në Belgjikë, Holandë e Luksemburg, këtë të dielë, më 29 maj, mbajmë takimin e 2-të bashkëbisedues me mërgatë.
Së bashku me nënkryetarin e Kuvendit Kujtimin, nënkryetarët e partisë Antonin e Shqipen, kryetarin e Vitisë Sokolin, deputetët Armendin e Rrezen, si dhe koordtinatorin për mërgatë Shkumbinin, do të qëndrojmë në Bruksel për të bashkëbiseduar hapur e drejtë rreth platformës sonë politike ‘Lidhja për të ardhmen’.
Rrugëtimi ynë i ri në mërgatë, është thirrje monumentale e kohës për bashkim rreth projektit tonë të ri, është ftesë për mobilizim e angazhim në shtëpinë tonë politike për të gjithë qytetarët, profesionistët, veprimtarët e të gjitha anëve./InLajmi/