Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vizita e kreut të Qeverisë kaq gjatë jashtë shtetit është e pazakontë, në kohën kur vendi po përballet me kriza të mëdha ekonomike e sociale
Sipas tij, edhe nëse kryeministri është këtu s’ka një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente.
Ymeti për Ekonomia Online tutje ka thënë se kritikat ndaj kryeministrit Kurti duhet të bëhen më 2 rrafshe, atë të mungesës dhe neglizhimit të preokupimeve të qytetareve.
“Kritika duhet të bëhet në të 2-ta rrafshet. Një po që po mungon këtu dhe e 2-ta dhe edhe kur po është këtu apo merren me çështjet që po ballafaqohen qytetarët e vendit për ditë”, tha Ymeri.