Ushtarët ukrainas të rajonit të Luhansk-ut kanë thënë se Rusia ka avantazh ajror përkundër Ukrainës, transmeton InLajmi.
Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas pranon se Rusia ka “dorën e parë” si në aviacion ashtu edhe në artileri.
Oleksiy Gromov i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë në një konferencë se forcat ukrainase po përpiqen me të gjitha forcat për të ndryshuar situatën në këtë zonë.
“Po, armiku aktualisht ka një avantazh si në aviacion ashtu edhe në artileri, por ne po bëjmë gjithçka që është e mundur. Sigurimi i armëve moderne nga vendet partnere do të përshpejtojë fitoren tonë,” tha ai, shkruan BBC.
Gromov ka theksuar se Rusia po sulmon në mënyre klasike, fillimisht ajri, pastaj me artileri dhe më pas duke dërguar forca tokësore./InLajmi/