Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën plenare të ditës së enjte ka thënë se punësimi i ish-ministrit të shëndetësisë, Arben Vita në një laborator privat të Kosovës është konflikt interesi, raporton InLajmi.
Bekim Haxhiu i drejtoj pyetje ministrit aktual të shëndetësisë, Rifat Latifit duke i thënë se sa është në dijeni për punën e re të Arben Vitisë.
“Sipas raportimeve, paga e ish-ministrit pritet të jetë e majme, mbi 5 mijë euro” tha Haxhiu.
Tutje Haxhiu theksoi se kjo është e ra një konflikt interesi sepse sipas tij këtij laboratori privat i janë pranuar testet PCR për virusin Covid-19nga ministria./InLajmi/