Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Klinës me datën 25 maj rreth orës 10:00 është gjetur një person pa shenja jete, në shtëpinë e tij, përcjell InLajmi.
Sipas policisë viktima mashkull ishte shtetas i Shqipërisë.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore./InLajmi/