
Policia e Kosovës, ka njoftuar se me datën 26 rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, përcjell InLajmi.

“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Më këtë aksident janë përfshirë 2automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti” tha Ahmeti.

Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti./InLajmi/