Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë me marrjen e mandatit, shumë objekte spitalore ishin të papërfunduara, duke përfshirë edhe spitalin e Pediatrisë, raporton InLajmi.
“Që nga fillimi i mandatit shumë objekte kishin mbetur të papërfunduara ku është edhe spitali pediatrik i fëmijëve. Ne jemi duke bërë vlerësimin e gjendjes aktuale të spitalit që ta funksionalizojme në tërësi dhe disa donatorë kanë shprehur interesim për këtë çështje”, tha ai.
Latifi ka thënë se është duke e bërë vlersimin e gjendjes aktuale të spitalit që ta funksionalizojë për disa donatorë që kanë shprehur interesim. /InLajmi/